Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli Prokurorial i Kosovës “i indinjuar në asamblistin e Drenasit Xhavit Drenori”

Këshilli Prokurorial i Kosovës është tejet i indinjuar me mënyrën se si asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori, e ka apostrofuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, për kinse mosveprim, thuhet në kumtesën e KPK-së, transmeton Koha.net.

Forma të tilla të deklarimit publik rrezikojnë jo vetëm integritetin e kryeprokurorit Beka por edhe autoritetin e sistemit prokurorial në tërësi, thotë kumtesa .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Këshillin, sipas kumtesës, mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorëve është obligim, andaj aktet e tilla të deklarimeve publike ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme.

Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në ushtrimin e funksionit të tyre dhe i inkurajon në përmbushjen e mandatit të tyre.

KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton, përfundon kumtesa.