Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli Prokurorial dënon kërcënimin e Zekës ndaj prokurorit Shefkiu

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar deklarimet publike dhe kërcënimet drejtuar prokurorëve të shtetit, veçanërisht deklarimin kërcënues nga deputeti Milaim Zeka për prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu.

Deputeti Zeka në një paraqitje televizive kishte thënë se do ta ndjekë Shefikun me gjyq, kanun e privatisht për aktakuzën për rastin me viza.

“Për Këshillin, mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit. Me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës qëndron pranë prokurorëve, duke i mbështetur ata fuqishëm në ushtrimin e mandateve të tyre. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron të gjithë se këto kërcënime janë duke u trajtuar seriozisht dhe në nivelin e urgjencës, të cilën e meritojnë”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm