Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kryesoi sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe të mekanizmave të sigurisë, në takimin e parë që prej krijimit të Qeverisë.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka bërë vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në vend dhe ka diskutuar për sfidat në fushën e sigurisë në periudhën e ardhshme.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e interesuar që ta funksionalizojë në tërësi Këshillin e Sigurisë duke zbatuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit me synim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe teknike të Këshillit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, diskutojnë për zjarret dhe sigurinë në komunikacion
-
Votimi i Ushtrisë, mblidhet Këshilli i Sigurisë
-
Haradinaj kërkon që institucionet të jenë në gjendje gatishmërie
-
Haradinaj vlerëson se institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë
-
Këshilli i Sigurisë diskutoi për presionet e Beogradit ndaj serbëve të FSK-së