Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj kërkon që institucionet të jenë në gjendje gatishmërie

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se gjendja e rendit, ligjit dhe sigurisë në vend ka qenë tema e këtij takimi.

"Kam kërkuar rritjen e gatishmërisë nga institucionet e vendit, në rast të çfarëdo prishje. Gjendja është e qetë dhe stabile. Të gjithë duhet të ndjehen të sigurt", tha i pari i ekzekutivit, raporton KP.

Haradinaj ka shtuar se nuk ka ndonjë informacion, por çkado që mund të ketë institucionet e vendit do të jenë të gatshme që të përgjigjen.