Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli i Sigurisë diskutoi për presionet e Beogradit ndaj serbëve të FSK-së

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një konference për media pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka bërë të ditur se aty është diskutuar për presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përcjell kp .

Ai njoftoi se mbledhja ishte thirrur për të diskutuar dorëheqjet e pjesëtarëve serbë të FSK si dhe presionet që Beogradi po u bënë atyre ne vazhdimësi.

Kryeministri Haradinaj ka përmendur po ashtu kërcënimet dhe sulmet ndaj pjesëtarëve serbë.