Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në fund të samitit të Ballkanit Perëndimor, se ka ngritur në takim presionet që Serbia po ua bën serbëve të Kosovës për largim nga FSK-ja.
“E kuptojmë ndjeshmërinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dialogut dhe jemi të gatshëm t’i ruajmë këto raporte. Por, na duhet një armëpushim politik, nëse do të ketë dialog, të ketë edhe armëpushim politik. Unë e thashë këtë në fjalën time. Kjo që ka ndodhë sot është veprim i institucioneve të rendit dhe ligjit, pas informacioneve që qytetarët serbë kanë qenë të kërcënuar. Kërkon dy palë çdo herë. Nuk mundet me u bartë përgjegjësia te Kosova vetëm”, ka thënë Haradinaj për KTV-në.
Ai ka shprehur bindjen se rekomandimi i BE-së për liberalizimin do të vijë shumë shpejt, pasi që Kosova i ka bërë punët e shtëpisë.
“Me mujtë me dërgu në Parlament para pushimit, tani mbeten vetëm shtetet në vjeshtë. Mbajmë shpresë që deri në fund të vitit me ndodhë liberalizimi” ka thënë Hardinaj.
Deklaratën e plotë të kryeministrit mund ta ndiqni në Interkativ.