Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Haradinajt, me raport pozitiv nuk kryhet puna për liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhje së Qeverisë ka komentuar edhe për Projektrezolutën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në liberalizimin e vizave.

Haradinaj tha se është i informuar për këtë iniciativë dhe e respekton vendimin e tyre.

Sipas tij, Kosova është për dialog, por shqetësimi për liberalizim të vizave po rritet dhe presioni po ashtu.

“Të gjithë po e ndjejmë presionin. S’besoj që do të arrijmë deri aty pasi që pritet që më 17 apo 18 korrik ta kemi dhe vlerësimin e BE-së, i cili do të jetë pozitiv”, tha Haradinaj.

Por ai tha se edhe nëse do të ketë raport pozitiv nga BE-ja, nuk kryhet puna e liberalizimit, pasi që është edhe Parlamenti Evropian, janë edhe qeveritë e shteteve veç e veç.

“Është një proces i rëndë. Të jemi të kujdesshëm deri në cak. S’besoj që këtu humb dikush. S’është meritë e kësaj qeverie, por e një procesi të gjatë. Do ta kemi një vendim pozitiv, por nuk është kryer puna aty”, tha Haradinaj.

Edhe Lavdet për veten nga Ramush Haradinaj Video Lavdet për veten nga Ramush Haradinaj

Kryeministri u pyet edhe për takimin me krerët e Listës Serbe për të cilët tha se shqetësimet e tyre janë sa i përket sigurisë, ndërsa shtoi se Qeveria nuk e ka problem mungesën e tyre pasi që, siç tha Haradinaj, “proceset ecin, ata po humbin për vete”.

Kryeministri ka folur edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja dhe tha se nuk do të lejojnë që askush t’i kërcënojë pjesëtarët e FSK-së.