Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli i Sigurimit të OKB-së më 24 prill mban video-konferencë për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 24 prill do të shqyrtojë raportin e rregullt të UNMIK-ut për Kosovën përmes video-konferencës, transmeton Koha.net njoftimin.

Prilli, përkatësisht tetori janë datat për të cilat ishin dakorduar anëtarët që në Këshillin e Sigurimit të KB të shtrohet raporti i rregullt periodik për Kosovën.

Republika Domenikane që kryeson KS-në ka caktuar 24 prillin si datë për të vënë në rend të ditës raportin e UNMIK-ut për Kosovën.

Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit nuk mund të mbahet seanca me prani fizike të anëtarëve, ndërsa kjo seancë do të zhvillohet përmes video-konferencës në të cilën do të marrin pjesë përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit edhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, përfaqësuesi i Kosovës dhe ai i Serbisë, transmeton Koha.net.