Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në tërë Kosovën, do të kërkojë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë.
Ky këshill përmes një postimi në Facebook të enjten mbrëma ka thënë se është e lehtë të prishësh gjithçka, por është e padrejtë greva në arsim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli paralajmëron po ashtu forma të tjera të pakënaqësisë të cilat do t’i shprehin nëse nuk fillon procesi mësimor të hënën e ardhshme.
“‼️SHKURT E SHQIP‼️ Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore! Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim! HAPINI SHKOLLAT‼️ Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla!”, ka shkruar Këshilli.
Greva në arsim ka nisur më 25 gusht derisa më shumë se 300 mijë nxënës kanë mbetur në shtëpi tërë muajin shtator për shkak të mospajtimit ndërmjet sindikatave dhe Qeverisë për të dalë nga greva.