Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar për kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër të Qeverisë së re.
Kjo është bërë e ditur nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili përmes një letre ka falënderuar anëtarët e këtij Këshilli.
Mustafa tutje ka shtuar se nga 124 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë përgjigjur 117, 115 prej tyre kanë votuar për kurse dy janë shprehur kundër.
“Në bazë të kësaj, si kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që Avdullah Hoti ta përcaktojë kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Mustafës.

Artikuj të ngjashëm
-
Hoti mori 92 nga 94 votat e Këshillit të LDK-së për të kandiduar për kryeministër
-
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të votojë lidhur me kandidimin e Hotit për kryeministër
-
Nominimi i Hotit: LDK-ja ia jep besimin kandidatit të 2017-s, të pestit me vota në parti
-
Avdullah Hoti merr mbështetjen e LDK-së për kryeministër
-
Hoti shpall kandidaturën për të zëvendësuar Lumir Abdixhikun