Procesi gjyqësor ndaj liderit të tyre Ramush Haradinaj, si dhe demarkimi i kufirit me Malin e Zi, bënë që të dielën AAK të mbledhë Këshillin Drejtues.
Për të dy temat e diskutuara në Këshill, AAK-ja doli me qëndrime të prera, raporton KTV.
Fillimisht kërkoi nga autoritetet në Francë që sa më shpejtë ta lirojnë Haradinajn, kjo pasi që AAK-ja po konsideron se mbajtja e tij më shumë është kidnapim politik se sa proces gjyqësor.
Ndërsa, për temën e dytë, atë të demarkacionit, Gjini edhe njëherë rikonfirmoi se AAK-ja do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat e saj për ta penguar kalimin e tij në Kuvend.
Gjini theksoi se AAK-ja është që demakracionit të rinegocohet me Malin e zi ose edhe që ky version i demarkimit të shkojë në Arbitrazh.
-
AAK në proces të brendshëm zgjedhor, i jep mbështetje Qeverisë
-
AAK: Ndalja e Haradinajt në Francë, kidnapim i pastër politik
-
Haradinaj: Më mirë të shkojmë zgjedhje, nuk është mirë me vonu pa kufi Kosovën
-
AAK-ja kërkon që Haradinaj të jetë kandidat për president
-
AAK-ja propozon Konferencë të krerëve të partive, thotë se dialogu është komprometuar