Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshillat lokalë për Istogun dhe Klinën, peng i linjave buxhetore

Themelimi i këshillave lokalë në komunat Istog dhe Klinë kanë mbetur mbrapa Pejës dhe Deçanit.

Istogu, madje ka qenë një ndër komunat e para në Dukagjin që kishte miratuar Rregulloren për themelimin e këshillave lokalë, por themelimi i tyre ende nuk ka ndodhur me arsyetimin, për mungesë mjetesh financiare, të cilat kjo komunë ka pritur t’i merrte nga niveli qendror, me ndarjen e një vije të caktuar buxhetore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk i kemi formuar ende këshillat lokalë, shkaku i mungesës financiare dhe kjo është arsyeja kryesore. Mungesa e buxhetit nuk është faji i Komunës, por i ministrive të linjës, për shkak se nuk ka kod buxhetor që planifikon pagesën e këshillave lokalë. Mu për këtë arsye Komuna jonë nuk e ka pa të arsyeshme që këto pagesa t’i kryente përmes kodit ekonomik për shpenzimet e telefonisë mobile apo shpenzimeve të karburanteve, siç është praktikë e komunave të tjera. Sado që kishte qenë për qëllim të mirë nuk kemi dashur që në ndonjë formë ta shkelnim ligjin”, tregon Edona Bujupi-Loxha, drejtoreshë e Administratës lokale në Istog, arsyen e mosthemelimit të këshillave lokalë.

Arsye të njëjta kanë dhënë edhe në Komunën e Klinës për mosthemelimin e këshillave lokalë deri tashti, por në këtë komunë siç thonë kanë nisur të mendojnë për themelimin e tyre vitin e ardhshëm. 

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)