Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshillat lokale peng i përmbajtjes së udhëzimit administrativ

Udhëzimi Administrativ 2008\08 i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për “Marrëveshjet e bashkëpunimit të Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane”, po kërkohet të ndryshohet, shkruan sot Koha Ditore.

Ka dhjetë vjet që është në fuqi, por nuk ka gjetur zbatim të plotë asnjëherë nëpër komuna.

Kështu është thënë të enjten në konferencën “Organizimi dhe funksionimi i këshillave lokale në nivel komune”, të organizuar nga OJQ “Syri i vizionit” në bashkëpunim me MAPL-në, ku përfaqësues të kuvendeve komunale, drejtorive të Administratës Komunale dhe të këshillave lokale të pesë komunave të rajonit të Pejës, Deçani, Istogu, Klina dhe Rahoveci, kanë kërkuar dhe arsyetuar nevojën për ndryshimin e këtij U. A. (Më gjerësisht lexoni sot Koha Ditore).