Ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, ka njoftuar të martën ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Krasniqi ka njoftuar se ky udhëzim jep mundësinë e zbatimit praktik të një të drejte të garantuar nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale.
“E drejtë kjo që siguron ushtrimin e vullnetit qytetar në raport me Kryetarin e Komunës, të cilin e zgjedhin drejtpërdrejtë vetë qytetarët”, ka shkruar më tej ai.
Krasniqi ka njoftuar se pjesë e diskutimeve, punës dhe konsultimeve profesionale e edhe e grupit punues kanë qenë institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Udhëzimi Administrativ parasheh që kryetarët mund të largohen me votën e 50 për qind të votuesve
-
Krasniqi: Udhëzimi administrativ për zgjedhjet në veri vlen për të gjitha komunat
-
Fuqizimi i vendimmarrjes së qytetarit
-
Baraliu: Nga tani qytetarët mund të iniciojnë procedurë për pakënaqësitë me qeverisjen lokale
-
Krasniqi: Kërkesat për shkarkimin e kryetarëve të veriut nuk janë drejtuar në kuvendet komunale