Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkojnë para për të varfrit, por i marrin për vete

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë ka kërkuar nga qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë familje të varfra që të dhënat për këto familje të i kërkojnë në qendrën për punë sociale në Prishtinë, trasmeton Arta TV.

Në një postim në Facebook, drejtori i kësaj qendre, Vehbi Mujku ka thënë se dy vajza në lagjen Pejton po kërkojnë para kinse për fëmijë jetim dhe familja të varfra por sipas Mujkut, këtë po e bëjnë pa asnjë dokument dhe në një enë të padukshme.

Mujku ka thënë se këto para nuk përfundojnë tek familjet në nevojë por keqpërdoren.