Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po i kërkohet që të ndryshojë Rregulloren për të ardhura personale të personelit akademik, shtesat për funksionet, honorarët dhe komisionet e përhershme në Universitetin e Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një kërkesë të tillë e ka dorëzuar ditë më parë në Rektorat profesori i UP-së, Shukri Klinaku, me pretendimin se me këtë rregullore shpërndahen jashtëligjshëm të hollat e buxhetit të UP-së, sidomos me nenet 9 dhe 13 të saj.
Në kërkesën që e ka siguruar gazeta thuhet se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës duhet ta rishqyrtojë Rregulloren dhe të ndalojë këtë shpërndarje korruptive e të jashtëligjshme të financave në UP.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së UP-së për avancimin e stafit akademik
-
UP-ja paguan jashtëligjshëm dy këshilltarë të rektorit
-
UP-ja i kërkon Komunës së Prishtinës t’i korrigjojë regjistrat kadastralë
-
MASHTI i kërkon UP-së t’i kthejë pronat e përvetësuara nga profesorët
-
UP-ja u bën thirrje deputetëve ta votojnë statutin e ri