Pesëdhjetë e tetë milionë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mosrespektimi i kontratës nga Qeveria me kompaninë “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Pas Qeverisë, këtë kontratë pritet ta shkelë vetë “Bechtel & Enka”, pasi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se punimet mund të mos përfundojnë deri më 31 dhjetor, siç e parasheh kontrata, raporton KTV.
Fajtore për këtë, Lekaj i ka bërë temperaturat e ulëta që mbretërojnë gjatë dhjetorit.
Avokati Arianit Koci kërkon që “Bechtel Enka” të dënohet nëse punimet nuk i kryen në kohë. Ai e quan fyes arsyetimin për motin e papërshtatshëm në dimër.
Ndërmarrje të masave ndaj kompanisë kërkon edhe ekonomisti, Hekuran Murati, sipas të cilit, mospërfundimi i autostradës i shkakton dëm ekonomik vendit.
Edhe
Qeveria (nuk) do ta ndëshkojë “Bechtel&Enkan” për vonesa
Në Bechtel Enka nuk kanë komentuar mundësinë e ndëshkimit eventual, por janë zotuar se do t’i përfundojnë obligimet sipas kontratës.
Kjo autostradë e cila lidh Kosovën me Maqedoninë, i ka kushtuar buxhetit të vendit 600 milionë euro.
-
“Qeveria të sqarojë pse u dhanë 53 milionë euro për Bechtel-Enka- n”
-
“Bechtel Enkas” iu paguan fatura deri dy vjet pas përurimit të autostradës
-
Pos 53 mln euro, Qeveria Haradinaj ja dha edhe 44.1 mln Bechtelit në emër të “punëve shtesë”
-
“Bechtel Enka” ishte pajtuar fillimisht për 14.7 milionë euro shtesë, i mori 38 milionë më shumë