50 kilometra në orë është maksimalja që një automjet, përveç atyre të shërbimeve urgjente, mund të ngasë nëpër Prishtinë.
Por, të gjithë autobusët e Trafikut Urban kanë të vendosur shenjën 85 km në orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo, për qytetarët, është absurde.
Zyrtarë të policisë për trafik në rajonin e Prishtinës, thonë se autobusët duhet të kenë të vendosur shenjën që përkon me shpejtësinë e lejuar në qytet, raporton “038” i KTV-së.
Ndërkohë, kryeshefi i ndërmarrjes, Lulzim Rexhepaj, ka thënë se shenja 85 km në orë ka qenë e vendosur nga fabrika.
Derisa Ligji për Transportin Publik obligon transportuesit publikë të vendosin këtë shenjë, janë të shumtë operatorët që nuk e respektojnë atë.