Kosova ka një klimë më të mirë për të bërit biznes.
Ky është konkluzioni i një ankete të realizuar për të 18-ën herë nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka kërkuar që institucionet të formohen sa më shpejt dhe që sektori i ekonomisë të udhëhiqet nga persona që ia dinë vlerën sektorit privat pasi që sipas saj rritja e këtij sektori nënkupton përparim për shoqërinë kosovare.
Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu tha se sektori privat është në rrugë të mirë për zhvillim.
Gërxhaliu tha se vetëm përmes zhvillimit ekonomik përmirësohet imazhi i Kosovës.
Sipas Gërxhaliut Kosova ka potencional për punësim në sektorin e ndërtimtarisë dhe prodhimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Bizneset kosovare po dalin të jenë të kënaqura me gjendjen e tyre
-
OEK publikoi rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”
-
Gërxhaliu: Të mendohet më shumë për sektorin privat
-
Bëhet thirrje për themelimin e Odës Ekonomike Kosovë – Shqipëri
-
Zonat ekonomike në Kosovë pa efekt pozitiv, depolitizimi dhe avancimi i ligjeve i nevojshëm