Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së eksportit në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Këtë e tha pas vizitës që i bëri ndërmarrjes prodhuese “Kosova Model” në Ferizaj.
Kjo kompani e dyerve dhe dritarve eksporton produkte në tregun e huaj, me partner kryesor Gjermaninë.
“Lidhur me këtë, u theksua rëndësia e përkrahjes së eksportit në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe angazhimit të përbashkët në adresimin e çështjeve që rëndojnë bizneset”, thuhet në njoftim të Odës Ekonomike.
Sipas OEK-ut, kompani të tilla duhet të fuqizohen duke u përkrahur në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe eliminimin e barrierave e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për të bërë biznes.