Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria koordinim më të mirë me komunat e Kosovës, për siç thonë ata, për t’u përballur më lehtë me sfidat dhe nevojat e qytetarëve me koronavirusin.
Ata përmes një komunikate thonë se po e përcjellin me shqetësim moskoordinimin institucional qendror në raport me komunat.
“Duke parë gjendje në të cilën gjendemi dhe nevojat e pushtetit lokal, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga Qeveria koordinim më të mirë ndër-ministror me Komunat e Kosovës për t’u përballur me lehtë, me sfidat dhe nevojat e qytetarëve në betejën me virusin Covin-19. Në këtë drejtim, ky koordinim duhet të adresohet edhe më qartë dhe më drejtpërdrejtë më kryetarin e Komunës dhe Shtabet Komunale të Emergjencës të ngritura për situatën në të cilën gjendemi. Ky koordinim, vë në pah Komunat, të cilat do të ndikojnë në ofrimin e shërbimeve të caktuara dhe orientimin më të mirë e me efikasitet të plotë të udhëzimeve e veprimeve që ndërmerren nga Qeveria Qendrore dhe mekanizmat e saj të ngritura për ta përballuar betejën me virusin Covid-19, e të cilat duhet të adresohen nga niveli lokal”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, komunat edhe me këtë rast janë në gjendje gatishmërie për koordinim dhe bashkëpunim edhe më të lartë me mekanizmat e nivelit qendror për t’u përballur me këtë situatë sa më mirë dhe në shërbim të qytetarëve.
-
Uebfaqet e komunave jashtë funksionit, kërkojnë ndihmë nga Qeveria
-
Asociacioni i komunave ankohet për mosbashkëpunim nga ana e Qeverisë
-
Asociacioni i Komunave i bën thirrje Qeverisë të mos e injorojë
-
Kërkohet heqja e orës policore gjatë festave të fundvitit
-
Komunat kërkojnë pako të re nga Qeveria: Të hiqet ora policore e të hapet gastronomia