Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asociacioni i Komunave i bën thirrje Qeverisë të mos e injorojë

Asociacioni i Komunave i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i injorojë komunat.

Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi ka thënë se Qeveria e Kosovës përsëri i anashkaloi apo më komunat e sa i përket konsultave rreth situatës me pandemi COVID 19.

Përmes një njoftimi në Facebook ai ka thënë se Qeveria nuk e ftoi Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) si anëtar të Komitetit Anti-COVID 19.

“Kjo tregon se AKK-ja u përjashtua edhe një herë nga ky komitet, i cili nga komunat cilësohet si mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Komunat e Republikës së Kosovës edhe një herë ftojnë Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë dhe sinqertë sepse numri i rasteve me COVID 19 është në rritje dhe një injorim i tillë i komunave është i pajustifikueshëm. Komunat janë të qytetarëve të saj dhe e kanë kryetarin që është zgjedhur me votë të drejtpërdrejte, prandaj në asnjë mënyrë nuk bën të injorohen si të tilla. Jeta zhvillohet në komuna”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se kryetarët e komunave që nga fillimi i pandemisë kanë qenë në ballë të luftës për parandalimin e përhapjes së COVID-19 andaj po kërkojnë nga Qeveria bashkëpunim.

“Si gjithnjë, edhe këtë herë komunat kërkojnë qasje konstruktive nga Qeveria e Republikës së Kosovës kundruall nivelit lokal. AKK është rikthyer në këtë komitet me vendim të ish ministrit Arben Vitia”, ka thënë ai.