Prishtinë , 13 nëntor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit se liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci kanë shënuar një rënie të lehtë për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve atmosferike mbi vendin tonë. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 3.59 m nën kuotën maksimale, derisa liqeni i Badocit 2.08 m nën kuotë maksimale.
Kryeqytetasit aktualisht janë duke u furnizuar me ujë të pijshëm nga sistemi i tre liqeneve akumuluese, nga liqeni i Ujmanit, Batllavës dhe ai i Badocit.
Pavarësisht rënies së lehtë të sasisë së ujit në liqenet furnizuese, KRU,,Prishtina,,sh.a. është duke shpërndarë ujë të pijshëm në mënyrë të barabartë te secili konsumatorë dhe atë 24 h pa ndërprerë.
Por, që ta ruajmë këtë ritëm, atëherë nga secili konsumator a qytetar kërkohet të shpenzojë racionalisht ujin e pijshëm në sezonin vjeshtë / dimër. Në fakt uji duhet të kursehet në çdo kohë .
Ata këshillohe:
Edhe
Bie niveli i ujit në Batllavë e Badoc, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm
*Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
*Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
*Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,
*Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
*Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,
*Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
*Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,
Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë, që ta keni kur ju duhet.
Edhe
Ujësjellësi kërkon nga konsumatorët kursim të ujit
Departamenti i cilësisë së ujit të pijshëm në kuadër të KRU,,Prishtina,,sh.a.
Po ashtu raportohet se uji i pijshëm, që shpërndahet për qytetarët, është i cilësisë së lartë, bazuar në standardet e përcaktuara.