Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për nivelin e ujit në liqenin e Batllaves dhe Badocit.
Sipas njoftimit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 m mbi nivelin e detit ose 8.36 m nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 m mbi nivelin e detit ose 10.05 m nën nivelin maksimal.
Ata tutje kanë bërë thirrje përmes një njoftimi për media që uji të shpenzohet në mënyrë racionale.
“Uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale. Uji dhe mjedisi i pastër, jeta e shëndoshë! Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastër, kushton! Integrimi gjinor / përfshirja e gruas e domosdoshme për vlerësimin e çdo veprimi të planifikuar në të gjitha çështjet e ujit! Furnizimi me ujë është më shumë se vetëm ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit! Uji i shfrytëzuar nga rrjeti i ujësjellësit të Prishtinës duhet të kursehet dhe paguhet”, thuhet në njoftim
-
Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes
-
Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës
-
Niveli i ujit në Batllavë e Badovc, disa metra nën kuotën maksimale
-
Niveli i ujit në liqenet e Batllavës e Badocit është rritur në mbi 3 metra
-
Batllava e Badovci nën nivelin e shkapërderdhjes