Arbëri

Kërkohet me peticion hapja e një dege të Onkologjisë në Pejë

Ani pse ishte kërkesë e kamotshme, në rrafshin e Dukagjinit nuk ekziston një degë e Onkologjisë.

Me kërkesën për t’u krijuar ajo, gratë e prekura nga kanceri i gjirit, kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, një peticion me më shumë se 12 mijë nënshkrime, raporton KTV.

E ka bërë këtë Naxhije Juka Skënderi, kryetare e shoqatës “Duka Vita”.

Po ashtu, Juka-Skënderi ka thënë se kërkojnë edhe lehtësira, pasi trajtimi i kësaj sëmundjeje, është bërë i vështirë në Kosovë.

Një kërkesë tjetër e kësaj shoqate është që të mbulohen shpenzimet financiare nga shteti për ato familje që kanë nga dy anëtarë të prekur nga sëmundja e kancerit.