Këshilltarja nga radhët e PDK-së, Kumrie Hoti, ka kritikuar Ekzekutivin për lënie anash të një pjese të fshatit Revuçë të Podujevës. Sipas saj, ka 4-5 vjet që kërkesa e banorëve të këtij fshati rri nëpër sirtarë të Komunës pa u trajtuar asnjëherë.
“Lagjja Merovci në Revuçë është projekt që ju nuk po e realizoni. Nuk po kërkohet asfalt, po të paktën ta shtroni me zhavorr”, ka thënë Kumrie Hoti gjatë seancës së jashtëzakonshme kur po bëhej rialokimi i buxhetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiçi, ka premtuar se ajo rrugë do të shtrohet me zhavorr.
“Unë e kam vizituar rrugën Merovci dhe në projektin e shtrimit të rrugëve me zhavorr është edhe ajo rrugë”, ka thënë Muçiçi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.