Në qytetin e Durrësit operacionet e kërkim shpëtimit do të vijojnë gjithë natën. Ora News, raporton se po operohet në 6 vatra.
Një në zonën e ish kënetës, një në lagjen 18 dhe pjesa tjetër në zonën e plazhit.
"Të gjitha vatrat janë të ndriçuara si dhe po vijojnë kërkimet me qenë shpëtimi. Nën rrënojat e pallatit që është shembur në lagjen numër 18 dyshohet se janë 6-7 persona. 5 të tjerë dyshohen se janë nën rrënojat e zonës së ish kënetës si dhe 4-5 persona dyshohet se ndodhen nën rrënojat e ndërtesës së dëmtuar në zonën e plazhit", raporton Ora News.
Forcave shqiptare të kërkim shpëtimit i janë bashkuar dhe grupe të specializuara nga Kosova.
Artikuj të ngjashëm
-
34 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 17 ende aktive
-
Nën rrënoja edhe dy vajza që punonin si balerina në hotel, ekspertët e huaj vijojnë kërkimet
-
Shkon në 40 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri
-
Nxirret edhe një viktimë nga rrënojat në Durrës
-
Shembet vila 3-katëshe në Durrës, mister fati i 7 anëtarëve të një familje