Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkesat për lapidarë të rinj në kryeqytet përplasin anëtarët e KK-së

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Dy kërkesa që i janë adresuar së fundmi Komunës së Prishtinës për caktimin e një lokacioni për vendosjen e lapidarëve, njëri për të vrarët prishtinas në pesëvjeçarin e parë pas Luftës së Dytë Botërore dhe tjetri për viktimat e luftës së fundit të lagjes “Sofalia”, kanë përplasur anëtarët e PSD-së dhe Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto kërkesa, që janë adresuar nga përfaqësues të partive të ndryshme në KK të Prishtinës, si dhe nga banorët e lagjeve përreth “Sofalisë”, janë diskutuar në një takim të Komitetit për politikë dhe financa, nëpërmjet të cilit kalojnë çështjet që duhet të shkojnë për diskutim dhe miratim në mbledhjen e radhës së KK-së.

Vala Peshku, këshilltare e PSD-së, ka thënë se duhet të analizohen mirë kërkesat për projekte të këtilla, dhe se ka nevojë të definohet se a duhet të konsultohet Komuna para se ato të vijnë për diskutim dhe miratim.

“Kur të vijnë projekte për vendosjen e lapidarëve, a duhet të konsultohet Komuna për këtë, sepse ato kanë nisur të kthehen në objekte depresive”, ka thënë Peshku.

Sami Boroci, këshilltar i AKR-së, ka thënë se kërkesat e këtilla duhet të trajtohen në një rreth më të gjerë, sepse duhet të krijohet një logjikë tjetër rreth këtyre vlerave, ndoshta përmes ngritjes së një muzeu.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)