Këshilli i Prindërve të Kosovës, me një kumtesë për medie, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në fushën e arsimit.
Kumtesa kërkon harmonizim të qëndrimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut ndërsa fajëson mos implementimin e marrëveshjes ndërmjet tyre.
gatishmëria dhe jo serioziteti i organizmave shtetërorë për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve, është tepër shqetësuese dhe zhgënjyese” konstaton kumtesa dhe shton se “kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcënim për nxënësit dhe prindërit”.
Sipas kumtesës, Këshilli i Prindërve të Kosovës, kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve dhe plotësisht pajtohet me kërkesat e tyre të drejta për njohjen e stazhit të punës të viteve të nëntëdhjeta, por njëkohësisht vlerësojmë se nuk është greva opsioni i vetëm i duhur për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve.
-
Prindërit paralajmërojnë protestë për të shtunën nëse nuk ndërpritet greva
-
Këshilli i Prindërve paralajmëron ndërmarrjen e hapave nga e hëna për ta kundërshtuar grevën
-
Këshilli i Prindërve: Do të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva në arsim
-
Këshilli i Prindërve kërkon lëvizje nga Qeveria e sindikatat kundër grevës
-
Këshillat e Prindërve pritet të protestojnë kundër grevës së SBASHK-ut