Këshilli i Prindërve i Kosovës ka dalë me gjashtë konkluzione për çështjen e grevës në arsim, duke e quajtur të papranueshme grevën e duke kërkuar lëvizje nga Qeveria dhe sindikatat.
Sindikatat në vend, përfshirë atë të arsimit, janë në grevë që nga 25 gushti. Kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka kërkuar të mërkurën që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në shkolla më 1 shtator duke përsëritur se s’tërhiqen nga grevat dhe kërkesa për 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Ndërkaq Qeveria vazhdon të përsërisë se s’do t’i paguajë stafin që nuk punon, teksa është zotuar se në shtator do të dërgojë për miratim në Kuvend ligjin e kërkuar.
Në një mbledhje të mbajtur të mërkurën Këshilli i Prindërve ka dalë me gjashtë konkluzione. Ndonëse e ka quajtur të papranueshme që më 1 shtator fëmijët të jenë në shtëpi, Këshilli i Prindërve ka thënë se Qeveria është e obliguar ta mbrojë të drejtën për edukim dhe arsimim.
Në konkluzën e tretë, KPK-ja e ka quajtur veprimin më ekstrem sindikal grevën e tërësishme duke thënë se ajo godet direkt vetëm fëmijët dhe prindërit. Edukimin dhe arsimimin e fëmijëve kanë kërkuar që të jenë prioritete të qeverisjes.
“5. Lusim të dyja palët që të lëvizin nga qëndrimet aktuale dhe t’i japin mundësi dialogut. 6. Këshilli i Prindërve i Kosovës do të angazhohet për të fuqizuar rolin e vet në arsimimin parauniversitar”, thuhet në dy konkluzat e fundit.
-
Mësimdhënësit kërkojnë mbrojtje nga nxënësit
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
Një efekt “pozitiv” i moskonstituimit të Kuvendit, SBASHK-u heq dorë nga greva
-
Nxënësit dhe prindërit e konsiderojnë të panevojshëm Testin e Arritshmërisë