“Pare paushall” është tema kryesore e së dielës në Koha Ditore, që flet për milionat e ndara pa kritere për organizatat joqeveritare.
Në këtë shkrim mund të lexoni për 28 milionë eurot e ndara nga buxheti i shtetit për shoqërinë civile gjatë viteve 2015-‘16, keqpërdorimet e fondeve, shpërndarjen pa kritere dhe rregullimin ligjor të mënyrës së financimit të OJQ-ve.
Lidhur me po të njëjtën temë vjen shkrimi “Kaosi i miliardave” që flet për pasivitetin qytetarë, pavarësisht ekzistimit të mbi 10 mijë organizatave të shoqërisë civile.
Taulant Hoxha nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, në intervistë flet për raportin e Qeverisë, rritjen e transparencës nëpërmjet sistemit që përcakton procedurat dhe kriteret, mbi të cilat ndahen, mbikëqyren dhe vlerësohen fondet e tilla.
Reportazhi i së dielës sjell shkencëtarët e rinj nga Kosova që po u pritet rruga.
“Mbijetesa në tirani” dhe “jetimja me 50 familje” janë shkrimet që zënë faqet e botës.
Solokëngëtari, tromboisti dhe dirigjenti, Dielli Hoxha, sjellë 7 shkronjat e tij.
“Urrejtja serbo-shqiptare me origjinë të lashtë” është fejtoni i radhës i Wadham Peacock, i shkëputur nga libri “Shqipëria, shteti jetim i Evropës.”
Në “Kosovarçe” vjen rrëfimi për “nxënësit që sakrifikuan me jetë për ndërtimin e shkollës” në Stapanicë të Klinës.
Faqet e kulturës mbulohen nga shkrimet për “eksperimentin muzikor të Kosovës” dhe “artisten që u jep ngjyrë tregimeve”.
“Monument” sjell historinë interesante të “kullës ku ruhet nami i heroit” nga Boletini i Mitrovicës.
Shkrimi për “kthimin e bujshëm të Atdheut në atdhe” dhe ai për basketbollistin e Prishtinës që nuk heq dorë nga NBA-ja, janë vetëm dy nga shumë shkrimet interesante në faqet e sportit.
Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.
Keqpërdorimi i milionave të ndara pa kritere... by kohanet