“100 milionët që mungojnë” është kryetitull i së dielës me “Koha Ditore”.
Në këtë shkrim kryesor trajtohet problemi i pamundësisë së kryerjes së obligimeve financiare të kontraktuara në mungesë të institucioneve funksionale dhe rrezikun e penalizmit nga kontraktuesit dhe proceset gjyqësore, e po ashtu, ndikimin e krijimit të shpejtë të qeverisë së re në këto procese.
Për temën e së dielës vjen kolumna “Buxheti pa histori”, nga Elmaz Isufi.
Analisti nga Instituti GAP, Berat Thaçi, tregon se pse mosrishikimi i buxhetit mund të nxisë pakënaqësi.
“Nënë Tereza” në xhami është reportazhi i së dielës, nga Remniku i Vitisë.
Në faqet e botës lexoni për “të jetuarit nën frikën e depërtimeve të Trumpit” dhe venezuelasit e pashpresë që i janë kthyer mjekësisë popullore.
Për fajin dhe faljen lexoni shtatë shkronjat e Elizabetë Qarri-Musliu.
“Kritikat për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë” është fejtoni i radhës në vazhdën e publikimeve për luftën e fundit.
Në Kosovarçe, nga Brusa e Lipjanit, vjen tregimi për familjen me një mbiemër e dy besime fetare.
Në mesin e shkrimeve interesante nga kultura, mund të lexoni për “regjisorin që i jep zë brezit të harruar”.
Detajet e zhvendosjes së sinagogës së Prishtinës vijnë në “monument”.
“Sekiraqa, 16 vjeçar që po mahnit me talent” dhe “Femrat e Formula1” janë dy nga shumë shkrimet interesante nga faqet e sportit.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në Koha Ditore.