Zyra Kombëtare e Auditimit në Komunën e Dragashit ka gjetur dobësi në fushat e të hyrave nga dhënia me qira e pronës komunale, prokurimi, tatimi në pronë, ekzekutimi i buxhetit e menaxhimi i pasurive.
Në raportin e Auditimit për raportin financiar të vitit 2016 të kësaj komune, ZKA-ja ka bërë të ditur se ekziston edhe një numër i dobësive të qeverisjes së Komunës, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sa u përket të hyrave, ZKA-ja ka vlerësuar se Komuna ka menaxhuar dobët kontratat e qirave të pronës komunale.
“Komuna për pronat e dhëna me qira për 2016 kishte planifikuar që të realizonte vlerën 36,000 euro ndërsa kishte arkëtuar 28.685 euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dragashi vazhdon menaxhimin e dobët të kontratave të qirave të pronës komunale
-
Auditori gjen në Dragash shfrytëzimin e 87 pronave komunale pa kontrata
-
Parregullsi në menaxhimin e pronave komunale
-
Auditimi identifikon arkëtim të dobët të të hyrave nga bizneset në Mamushë
-
Suhareka me kontrolle të dobëta në qiradhëniet komunale