Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Auditimi identifikon arkëtim të dobët të të hyrave nga bizneset në Mamushë

Zyra Kombëtare e Auditimit ka shpalosur ekzistencën e disa dobësive në Komunën e Mamushës, që përfshijnë kryesisht prokurimin te mallrat dhe shërbimet, menaxhimin e pasurive, arkëtimin e të hyrave dhe menaxhimin e obligimeve të papaguara.

Në raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të vitit 2016 të kësaj komune, ZKA-ja ka bërë të ditur se ekziston edhe një numër i dobësive të qeverisjes të Komunës, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për Komunën, shpenzimet mbeten fushë ku nuk janë duke u zbatuar kontrollet në nivelin e pritur dhe kjo mund të rezultojë në vlerë të dobët për para si edhe shfrytëzim i parasë së imët jo në pajtim me rregullat në fuqi. Fushat e tjera ku nevojiten më shumë përmirësime janë të hyrat nga tatimi në pronë, taksa për biznese, planifikimi i buxhetit dhe realizimi i tij, menaxhimi i pasurive, menaxhimi i obligimeve të papaguara”, është konkluzioni i Auditorit për menaxhimin financiar dhe kontrollin në Komunën e Mamushës.

ZKA-ja ka bërë të ditur se buxheti për shpenzime kapitale ishte shpenzuar vetëm 76 për qind. “Një shfrytëzim kaq i ultë i buxhetit për kapitale është i paarsyeshëm për faktin se Komuna kishte buxhet të mjaftueshëm nga të hyrat vetjake (96,055 euro), të cilat nuk i kishte shpenzuar në 2016, por i kishte bartur në vitin 2017”, shkruan në raport... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.