Në dalje të Prishtinës, në magjistralen drejt Mitrovicës, një kabllo e rrymës është këputur nga një shtyllë elektrike dhe ka rënë në mes të rrugës, raporton Koha.net.
Kjo ngjarje ka bërë që të bllokohet rruga dhe të formohet një kolonë e madhe automobilash.
Siç mund të shohim nga fotografitë, një person është duke e mbajtur këtë kabllo me duar në mënyrë që të bëjë të mundshme lëvizjen e automobilave të bllokuar.
Ende nuk dihet nëse ka dalë ndonjë njësit i KEDS-it apo i zjarrfikësve për të rregulluar këtë ngjarje.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Një person raporton në Polici se e lidhën me kabllo të rrymës dhe e grabitën
-
Kjo zonë në Prishtinë mbetet pa rrymë pas dëmtimit të dy shtyllave elektrike
-
Aksident në Prishtinë, vetura godet shtyllën elektrike
-
Arrestohet një person pasi këputi kabllot e rrymës dhe ia ndali ujin një lokali
-
Aksident në dalje të Prishtinës, rrokulliset vetura