Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në dalje të Prishtinës. Nga fotot që ka siguruar KOHA, shihet se vetura është rrokullisur .
Aksidenti ka ndodhur te vendi i njohur si Rrethi i QMI-së.
Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ndodhi në orën 09:30, derisa janë përfshirë dy vetura.
“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.