Këpucë me mbishkrimin Republika e Kosovës, janë paraqitur në Beograd, shkruan në numrin e nesërm gazeta Danas.
Në një dyqan në kryeqytetin serb po shiten këpucë për gra të kompanisë Geris nga Ferizaj.
Në etiketat e këpucëve shkruan vendi i prodhimit: Republika e Kosovës, Ferizaj, raporton KTV.
Ministri i Tregtisë në qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq ka thënë se mbishkrime të tilla nuk do të duhej të kishte askund në Serbi.
Ai ka thënë se do të lajmërojë Inspektoratin e Punës që të marrë masa.
Sipas shifrave zyrtare tregtia ndërmjet Kosovës dhe Serbisë këtë vit ka qenë deri tash 231 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Njohësit kërkojnë që të rishikohet masa ndaj mallrave të Serbisë, thonë se po dëmtohet Kosova
-
Prodhuesit vendorë kërkojnë të mos blihen produktet e Serbisë
-
Sivjet kosovarët konsumuan 2 milionë kg biskota nga Serbia
-
Ndalohet një person në Herticë, po kontrabandonte këpucë
-
Sa është dënimi në Serbi për shitjen e mallrave që për vendin e origjinës iu shkruan “Kosova”