Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këndet amerikane në Kosovë i bashkohen luftës kundër COVID-19, prodhojnë maska mbrojtëse me printerë 3D

Këndet amerikane të ambasadës së SHBA-së në Kosovë kanë vënë në dispozicion printerët e tyre 3D, me të cilët po prodhohen maska mbrojtëse, në betejën kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi për medie të ambasadës së SHBA-së është bërë e ditur se po prodhohen maska për qendrat lokale të kujdesit shëndetësor.

“Këndi Amerikan në Prizren është duke prodhuar 100 maska për fytyrë duke përdorur printerin e tyre 3D dhe teknologjinë e lapsit 3D për t’i i dhuruar ato në qendrat shëndetësore lokale në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë së Komunës”, shkruan në njoftim, transmeton KOHA.

Sasia e parë e maskave praktike është prodhuar edhe falë mbështetjes nga profesori inxhinierik i Universitetit të Prishtinës Shaban Buza, është bërë e ditur nga njoftimi.

“Që nga 8 prilli, ata kanë prodhuar 50 maska, duke i dhuruar ato në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Emergjencës, si në Prizren ashtu edhe klinikave private, dentistëve dhe teknikëve laboratorik”, shkruan më tej.

Edhe SHBA-ja ndan 2.5 milionë dollarë ndihmë për Kosovën Arbëri SHBA-ja ndan 2.5 milionë dollarë ndihmë për Kosovën

Ndërkohë Këndi Amerikan në Prishtinë e ka huazuar printerin e vet 3D me pjesë përcjellëse për BONEVET-it në Prishtinë për të mbështetur prodhimin e maskave për fytyrë për punëtorët e shëndetësisë.

“Duke punuar me partnerët e tyre, vullnetarët dhe komunitetin, BONEVET ka rritur prodhimin e maskave për të mbuluar nevojat e spitaleve dhe qendrave mjekësore, policisë dhe shërbimeve të tjera publike në gjithë Kosovën”, si bën të ditur njoftimi.