Zëvendëskryeministri i Qeverise së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka vizituar sot fabrikën e prodhimit të lëngjeve RC Cola – “FLUIDI” në Gjilan, ku tha se kompanitë prodhuese janë shtytësit kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Sipas tij, qëllimi i vizitës ishte për të parë veprimtarinë prodhuese dhe zhvillimin e tyre konkurruese.
Kelmendi tha se si Qeveri janë të përkushtuar për krijimin e një ambienti të favorshëm për biznese, raporton KP.
Pronari i kompanisë “Fluidi”, Fejzullah Mustafa ka njoftuar për së afërmi zëvendëskryeministrin për ecurinë e kësaj kompanie prodhuese.
Mustafa njoftoi po ashtu se nga mesi i muajt prill do të startojnë edhe me rafinerinë për prodhimin e vajit ushqimor.
Ai tha se ndër barrierat kryesore të kësaj fabrikë për prodhimin e pijeve jo alkoolike është mungesa e energjisë elektrike dhe akciza për lëndën e parë.
-
Veseli: Kosova ka patriotë, shtet, sovranitet e integritet por i mungon ndërmarrësia e fuqishme
-
Në Gjilan hapet fabrika e vajit “Floil”
-
Lansohet brendimi i 7 produkteve të “Fruttit”, Haradinaj favorizon industrinë ushqimore
-
"Klubi i Prodhuesve të Kosovës" marrin premtime për mbështetje nga Qeveria
-
Kelmendi, i gatshëm të ofrojë ndihmën e Qeverisë për bizneset prodhuese