Publicisti dhe gazetari i KTV-së, Adriatik Kelmendi, përmes një analize të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje siç e njihnim deri tani, do të ndryshojë.
Kjo pasi që nga nesër, ish-lideri i saj Albin Kurti, do të jetë sërish kryetar i organizatës të cilën e themeloi 12 vjet më parë.
Ndërkaq, sipas Kelmendit, “me këtë rikthim të Kurtit, të dielën, do të shënohet edhe nisja e ditënumrimit të lindjes së një partie të re”.
“Partia e re do të jetë e orientimit social-demokratik dhe pritet që edhe në emërtim të përmendet social social-demokracia (Lëvizja Socialdemokrate është një opsion, për të ruajtur diçka nga Lëvizja “Vetëvendosje!”). Kryetar pritet të jetë Visar Ymeri. Dardan Molliqaj - sekretar i përgjithshëm, Dardan Sejdiu dhe/ose Aida Dërguti nënkryetarë. Shpend Ahmeti do të jetë kandidat për pozitat më të larta shtetërore (kryeministër, president). Përveç të lartpërmendurve në partinë e re pritet të jenë edhe deputetët Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Faton Topalli, Donika Kadaj Bujupi, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi etj., numër prej 13-14 gjithsejtë”, ka shkruar Kelmendi në shkrimin të cilin po e botojmë të plotë në vijim:
Analiza është kjo:
Edhe
Rikthimi i Kurtit “vulos” ndarjen e Vetëvendosjes
Nga nesër Albin Kurti do të jetë sërish kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje!”.
Kështu politikani më i votuar në Kosovë, pas tërheqjes trivjeçare, kur ia liroi vendin si kandidatit të vetëm atëbotë, Visar Ymerit, do të kthehet në krye të organizatës/partisë të cilën e kishte themeluar 12 vjet më parë.
Me këtë rikthim të Kurtit, të dielën, do të shënohet edhe nisja e ditënumrimit të lindjes së një partie të re.
Sado që gjatë javëve të fundit ka pasur nisiativa e veprime nën pretekstin e arritjes së një konsensusi që Lëvizja “Vetëvendosje!” të mbetet e pandarë, ato janë përcjellur me mungesë vullneti.
Thjesht, edhe Kurti është ndjerë më rehat me largimin e një grupi, duke u mjaftuar me përkrahjen e parezervë të mveshur me idolatri nga grupi që do mbetet. Në anën tjetër, edhe grupi që po largohet nuk ka besuar më në të ardhmen e përbashkët të një “Vetëvendosje!”-je të udhëhequr prej Kurtit.
Kështu që, pavarësisht se si mund të duket në shikim të parë, jo shumë dramaticitet do të ketë në këtë ndarje.
Partia e re do të jetë e orientimit social-demokratik dhe pritet që edhe në emërtim të përmendet social social-demokracia (Lëvizja Socialdemokrate është një opsion, për të ruajtur diçka nga Lëvizja “Vetëvendosje!”).
Kryetar pritet të jetë Visar Ymeri. Dardan Molliqaj - sekretar i përgjithshëm, Dardan Sejdiu dhe/ose Aida Dërguti nënkryetarë. Shpend Ahmeti do të jetë kandidat për pozitat më të larta shtetërore (kryeministër, president).
Edhe
Mbi 10 mijë zgjedhës votuan për Kurtin kryetar të Vetëvendosjes
Përveç të lartpërmendurve në partinë e re pritet të jenë edhe deputetët Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Faton Topalli, Donika Kadaj Bujupi, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi etj., numër prej 13-14 gjithsejt.
Gjithashtu edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të LVV-së.