Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike (KEDS) ka njoftuar se si pasojë e erërave të fuqishme që kanë mbretëruar në vendin tonë, kryesisht në orët e pasdites, janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës.
Për pasojë, siç bën të ditur kjo kompani, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.
“Ekipet e KEDS-it janë në terren, madje kompania ka mobiliziar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave. Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë”, ka thënë Buzhala.
KEDS-i ka kërkuar nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i afrohen, por të lajmërojnë menjëherë kompaninë në fjalë përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së thirrjeve 0800 791 00.
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
KEDS-i thotë se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik
-
Probleme me rrymën në disa rajone pas reshjeve të mbrëmshme
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat dhe përçuesit elektrikë, disa qytete pa rrymë
-
KEDS: Disa zona në Pejë ende pa furnizim me rrymë për shkak të kohës së keqe