KEDS po vazhdon të investojë në Podujevë. Vetëm sivjet janë ndarë afër 2 milionë euro nga të cilat po realizohen 66 projekte, ku do të përfitojnë afër 10 mijë qytetarë. Në rrjetin e tensionit të ulët do të shtrihen mbi 200 mijë metra kabllo dhe do të zëvendësohen afër 900 shtylla të vjetra me shtylla të reja betoni.
Përmes këtyre investimeve, Podujevës po i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin e energjisë elektrike. Në këtë komunë, me anë të modernizimit të rrjetit konsumatorët do të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike. Krahas tyre, është duke u larguar tërësisht rreziku edhe nga shtyllat e vjetra, pasi që në disa lokacione rrjeti po vendoset nëntokë e në zona tjera ato janë duke u zëvendësuar komplet me shtylla të reja.
-
20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
-
KEDS-i ka investuar mbi 28 milionë euro në rrjet nëntokësor gjithandej vendit
-
KEDS-i fillon investimet masive në rrjetin elektrik të Klinës
-
Banorët në Bajçinë ankohen për dëmet nga rryma e dobët
-
KEDS vendos 27 kilometra linja nëntokësore e 31 transformatorë në Ulpianë e Dardani të Prishtinës