Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS-i tregon për prishjen në Drenas, thotë se shpejt pritet rregullimi

Foto: KEDS/Ilustrim

KEDS-i njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një prishje e kabllove nëntokësore në qytetin e Drenasit.

Kjo ka bërë që rreth 1100 konsumatorë të qendrës së këtij qyteti të mbesin pa energji elektrike.

“Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren dhe i janë përveshur punës për sanimin e saj. Por, pasi prishja ishte në kabllot nëntokësore, atëherë si gjetja e lokacionit të saktë të prishjes, ashtu edhe sanimi i saj marrin kohë më të gjatë se zakonisht”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Sidoqoftë, Buzhala ka thënë se konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt, pasi sanimi i prishjes është në përfundim e sipër.