Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se e ka kapur një kompani taksish në Prishtinë duke e vjedhur energjinë elektrike për veturat e saj elektrike.
Sipas KEDS-it, dëmi financiar është i madh, andaj ka kërkuar që kompania t’ia rikthejë menjëherë.
Dëmi vlerësohet të jetë mbi 40 mijë euro.
“KEDS ka zbuluar një kompani taksish në Prishtinë që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saj elektrike. Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm. Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
KEDS-i gjobitet edhe me 40 mijë euro për parregullsi në njehsorët elektrikë
-
KEDS-i gjobitet sërish për parregullsi në njehsorë, tash me 35 mijë euro
-
KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro për parregullsitë me njehsorët elektrikë
-
Lushaku: Rryma po vidhet në 87% të shtëpive për shkak të neglizhencës së Qeverisë