Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS-i dështon t’i arrijë caqet e reduktimit të humbjeve të energjisë

Caqet e përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për reduktimin gradual të humbjeve të energjisë elektrike nuk kanë arritur të përmbushen nga distributori i energjisë, KEDS.

ZRRE-ja në shqyrtimin e parametrave rregullativë për vitet 2012-2017 kishte vënë si cak që deri në fund të kësaj periudhe humbjet komerciale dhe teknike të reduktoheshin nga 32.3% sa ishin atëherë, në 16.4%, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, në fund të 2017-s, KEDS ka arritur që humbjet t’i ulë vetëm deri në 24 për qind, apo rreth 7 pikë përqindje larg cakut të paracaktuar.

E pamundësinë e përmbushjes së obligimeve, KEDS-i e ka arsyetuar me gjendjen të cilën e ka pranuar, si në rrjetin e shpërndarjes dhe me mungesën e zbatimit të ligjit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)