Para zyrave qendrore të KEDS-it sot kanë protestuar një numër i ish-punëtorëve të kësaj kompanie të cilët kanë shfaqur brengën e tyre.
KEDS, përmes një komunikate për media, thotë se përmbahet që të komentojnë rreth këtyre shqetësimeve pasi që kjo çështje është në gjykatë dhe “ne në asnjë rrethanë nuk ia lejojmë vetës të ndikojmë në këtë proces”.
“Si rast që ndodhë në çdo kompani të madhe që i nënshtrohet zhvillimeve teknologjike, poashtu edhe atyre strukturore, rezulton që ndonjëherë pozita të caktuara brenda kompanisë të bëhen të tepërta. Ky ishte rasti edhe kur kemi mbyllur një departament të tërë, i cila në situatën aktuale nuk është më i nevojshëm si pjesë e operimeve tona”, thotë KEDS.
“Duke qenë një kompani e përgjegjshme dhe duke treguar ndjeshmërinë tonë për ish-punonjësit e afektuar, ne kemi përgatitur dhe ofruar paketa financiare, si dhe asistencë të trajnimit deri në një vit”, shton më tej kompania KEDS.
“Aq më tepër ne kemi qenë të hapur për të diskutuar me sindikatën e punëtorëve që të sigurohet një tranzicion sa më i butë të jetë e mundur. Ne i bëjmë thirrje të gjitha subjekteve të përmbahen nga dhënia e deklaratave për një rast që nuk është vendosur ende në gjyq, sepse kjo jo vetëm që dëmton çështjen vetë, por gjithashtu dërgon një mesazh të gabuar tek ish-punonjësit”, përfundon reagimi i KEDS-it.
-
Edhe 65 mijë euro gjobë për njehsorët e skaduar të KEDS-it
-
KEDS-i gjobitet edhe me 110 mijë €, KESCO s’tregon kur fillon kompensimi i konsumatorëve
-
KEDS-i gjobitet edhe me 40 mijë euro për parregullsi në njehsorët elektrikë
-
Kylie Jenner paditet nga ish-punonjësja për ngacmim, diskriminim e shkelje të të drejtave
-
LDK-ja e quan qesharake gjobën prej 6 mijë eurosh që MINTI ia shqiptoi KEDS-it