Puna e Kuvendit ka mbetur peng i mungesës së konsensusit politik, përkatësisht të brishtësisë së shumicës së re parlamentare, e cila në shumë raste dështoi të siguronte edhe shumicën minimale për votim në Kuvend, është vlerësuar të martën nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Eugen Cakolli nga KDI, përmes një konference shtypi, ka shpalosur gjetjet nga monitorimi dhe vlerësimi i punës së Kuvendit të Kosovës në sesionin pranveror, të cilën e karakterizoi puna në kushte të emergjencës shëndetësore dhe krizës politike që pasoi.
Ai ka thënë se mbyllja e punimeve të sesionit pranveror nga Kuvendi, në kohën kur vendi ndodhet në mes të krizës ekonomike dhe asaj shëndetësore dhe disa projektligje që ndërlidhen me menaxhimin e pandeminë janë ende në procedurë, është i gabuar.
Sipas tij, aktivitetet e Kuvendit gjatë këtij sesioni, veçanërisht gjatë periudhës mars-maj, ishin minimale, kurse performanca në ushtrimin e funksioneve ligjvënëse, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese ka qenë e dobët.
“Përveç problemeve me pandeminë, Kuvendi është ballafaquar edhe me kriza dhe përplasje politike, të cilat kulmuan me votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë ‘Kurti’ dhe votimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Gjatë periudhës të ndryshimit të qeverive, Kuvendi ka qenë tejet i limituar në ushtrimin e punës, për shkak të pamundësisë për të ndërvepruar me një qeveri të shkarkuar, e në mungesë të një qeverie të re”, ka deklaruar Cakolli.
Edhe pse pas votimit të Qeverisë ‘Hoti’, Kuvendi i ishte kthyer punës me kapacitete të plota, dinamika e punës kishte rënë ndjeshëm pas infektimit të disa deputetëve me koronavirus.
Edhe
Cakolli: Performanca e Kuvendit në këtë legjislaturë, më e dobëta
Në këtë drejtim, Kuvendi, përkundër presionit publik dhe kërkesave të vazhdueshme, për shkak të mungesës së konsensusit politik, nuk kishte arritur që të bëjë ndryshimet e nevojshme në Rregulloren e Punës, për të mundësuar zhvillimin e punimeve në mënyrë elektronike.
-
KDI: Bllokada në Kuvend ka cenuar rëndë funksionimin institucional dhe rendin kushtetues
-
Cakolli për moskonstituimin e Kuvendit: Problemi është politik, prandaj s’mund të ketë zgjidhje teknike
-
KDI: Presidentja të marrë iniciativë, seancat e Kuvendit po bëhen të pakuptimta pa marrëveshje politike
-
KDI: Të mos paralizohet puna e Kuvendit, e paprecedent që bojkoti shfrytëzohet si politikë nga pushteti