Monitoruesit e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) kanë kërkuar nga kryetarët e rinj të komunave të rajonit të Prizrenit që të rrisin nivelin e transparencës në qeverisjen komunale.
Sipas tyre, qeverisja transparente nuk është vetëm kërkesë ligjore dhe standard i qeverisjes së mirë, por është edhe një nga kriteret e rëndësishme për kualifikimin për marrjen e donacioneve nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorët ndërkombëtarë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë, kanë theksuar se ekziston edhe një interpretim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në saje të të cilit komunat si institucione publike obligohen që t’i publikojnë vendimet në ueb faqet e tyre.
“Transparenca në qeverisje është një standard shumë i rëndësishëm. Prandaj kërkojmë nga lidershipi i ri në komunat e rajonit të Prizrenit që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitetin e duhur”, ka thënë Naim Cahani i KDI-së.
Sipas tij, bazuar në një interpretim të Kushtetueses, vendimet e papublikuara në ueb faqe të komunave mund të konsiderohen edhe të pazbatueshme. “Prandaj edhe qytetarët mund të mos i përfillin vendimet e Komunës, nëse ato nuk janë të publikuara në ueb faqen e Komunës”, ka deklaruar Cahani.
Ai ka pohuar se transparenca e komunave, sidomos ajo financiare, është kriter i rëndësishëm për përfitim të donacioneve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Prizrenit e kufizuar në transparencë
-
KDI: Presidentja të jetë transparente për procesin e caktimit të mandatarit të dytë
-
KDI: Ferizaj, Gjakova, Lipjani dhe Prizreni - komunat më transparente në vitin 2024
-
KDI: Lipjani, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni – komunat më transparente gjatë 2023-ës
-
Konsiderohet i pasaktë rezultati për transparencën e komunave