Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KD: Seancat inauguruese të mos bëhen pa legjislacion të plotësuar

Ecuria e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Prizrenit, të premten, sipas monitoruesve të pushtetit lokal nuk është parë në praktikat e deritashme të betimit të këshilltarëve dhe kryetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre ndodhitë në këtë seancë, sigurisht se hapin debatin për nevojën e plotësimit të legjislacionit, si për zgjedhjen, ashtu edhe për betimin e përfaqësuesve të pushtetit lokal.

“Këso rrethanash sigurisht që na japin hapësirë për të menduar në të ardhmen rreth plotësimit të legjislacionit për zgjedhjen dhe betimin e anëtarëve të KK-së dhe kryetarëve të Komunës, që do të na shërbenin për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë që monitoron punën e disa KK-ve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)