Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19, e janë regjistruar 3,617 raste të reja, nga testimi i 13,928 të dyshuarve për koronavirus.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pozitiviteti i rasteve të premten është 25,96%.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, numri i rasteve aktive ka shkuar në 31,021.
Sa i përket vaksinimit, me të dy dozat e vaksinës anti-COVID janë vaksinuar 804,251 persona, dhe me doza të treta dhe përfocuese 72,212 persona.
Numri i dozave të administruara deri më tani në Kosovë është 1,769,170.